Dashamir Shehi dha sot dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Në një konferencë për mediat Dashamir Shehi pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, teksa tha se merr përsipër përgjegjësinë e dështimit në këto votime.

Për këtë arsye ai tha se ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën njerëzve të rinj dhe më energjikë për t’u angazhuar në parti.

“Duhet të pranojmë që Rama arriti këtë rezultat edhe për fakt të gabimeve të opozitës edhe tonin brenda kësaj. Përgjegjësia bie kryesish mbi lidershipin e partive opozitare  duke filluar nga koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht. Për këtë motiv largohem nga drejtimi i koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj se unë dhe ndoshat më energjikë”, u shpreh Dashamir Shehi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko