Deputetët e Grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës ashtu siç kishin paralajmëruar,  vazhduan dhe sot aksionin e mosbindjes civile në Kuvend dhe në komisione.

Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej për herë të dytë mbledhja e Komisionit te Reformes Zgjedhore, por edhe kjo pati fatin e seances se kaluar! Deputetët e opozitës kanë bllokuar vendet dhe kanë ndezur zhurmuesit, duke pamundesuar zhvillimin normale te takimit ne Kryesinë e Kuvendit.

Edhe në këtë mbledhje, kanë qenë deputetët e Partisë e Socialiste dhe bashkëkryetari Damian Gjiknuri që janë futur në sallë dhe për disa minuta kanë debatuar me deputetët e opozitës dhe më pas janë larguar.

Gjiknuri i është drejtuar deputetëve që kishin bllokuar mbledhjen se ata nuk janë të interesuar për këtë reformë dhe se do të gjenin  mënyra të tjera për ta zhvilluar këtë mbledhje.

Në krahun tjetër deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Albana Vokshi kanë kërkuar proporcionalitet, duke kërkuar më shumë anëtar dhe bashkëkryetarin qe sipas tyre duhet te jete Oerd Bylykbashi dhe jo Enkelejd Alibeaj i grupimit te Lulzim Bashes.

“Bashkekryetari i takon opozites” u degjua te thote Ervin Salianji gjate debatit me tone te larta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re