Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.

 

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehuri Plaurent Dervishaj në mungesë.

 

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

 

Ndërkohë avokatët i kërkuan togave te zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë.

 

Ata akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

 

Seanca e radhës u shty për në datën 20 shkurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re