Vazhdon të thyhet edhe premtimi i radhës për inaugurimin e stadiumit të ri Kombëtar, “Arena Kombëtare”.  Ishte premtuar se impianti do inaugurohej në datën 10 shtator me ndeshjen Shqipëri-Islandë, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas “Panorama Sport”, punimet në këtë impiant nuk kanë ecur me ritmin e duhur, duke bërë që të mos jetë gati për këtë sfidë, e cila luhet pas 40 ditësh.

Parkimi, tapeti i stadiumit dhe detajet e tjera teknike, nuk janë akoma gati dhe kjo e bën të pamundur që brenda këtyre ditëve të vihet në funksion stadiumi i ri.

Fillimisht u premtua që në qershor mund të përurohej, por edhe sfida me Moldavinë u zhvillua në Elbasan, për ta shtyrë prerjen e shiritit për stadiumi në shtator me Islandën, por, as kjo nuk do të ndodhë.

Tashmë, i bie që impianti i ri të mirëpresë ndeshjen e kuqezinjve me Francën në nëntor. Premtim kësaj here nuk ka, por nuk është çudi që edhe në nëntor mos jetë gati. Të presim dhe të shohim…/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re