Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimi me presidentin serb nuk do të ndodh pasi nuk ka gjetur mbështetje nga ana e Beogradit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Ne jemi konstruktivë, por Beogradi është në anën e kundër të sjelljes tonë pozitive. Ka pasur që të ndodhë në këtë javë një takim në nivelin më të lartë në Bruksel, pra një takim mes meje dhe presidentit serb, por sërish janë ata kanë kërkuar që të shtyhet kjo gjë. Ata po e shtynë dorëzimin e listave, takimin e radhës dhe janë ata që nuk po u përgjigjen pozitivisht bisedimeve.

 

Kurti tha më tej se arsyeja pse nuk ka takime nuk do të duhej të kërkohej jo në Prishtinë, por në Beograd. Ai shtoi se vonimi i formimit të qeverisë në Serbi bëhet me qëllimin për të mos i vendiosur sanksione Rusisë dhe për të mos vazhduar normalizimin e marëdhenieve me Kosovën.

 

Kryemnistri nwnvizoi se atyre u duhet një marrëveshje që në thelb ka normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke, njohje kjo së fundmi e kërkuar edhe nga Brukseli.

 

Kurti e mbylli fjalën e tij duke thënë se pret që Bashkimi Europian të ketë një qendrim për këtë cështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re