Enkeled Alibeaj ka reaguar disa ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit ku koalicioni “Djathas për Zhvillim” siguroi vetëm 5530 vota duke mos marrë asnjë mandat deputeti.

Alibeaj u shpreh se rezultati në kutitë e votimit ishte poshtë pritshmërive të tyre, duke shtuar se duhet të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.

Ish-deputeti demokrat, i cili ngeli jashtë Parlamentit, theksoi se ata dështuan për të përcjellë programin tek njerëzit.

“Rezultati që doli nga kutitë, mirë apo keq, ai që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona. Ashtu si zoti Shehaj që nuk ka përgjegjësinë e vetme për këtë rezultat, secili ka përgjegjësi unë bashkë me të, do të duhet të vendosim gishtin në plagë.

Do të duhet të gjejmë, unë duhet të gjej përgjegjësinë së pari tek vetja. Kur them tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona që ishin realiste dhe në të mirë të publikut.

Dështuam siç duket për ta përcjellë tek njerëzit, për të ngjallur besim e entuziazëm. Të gjitha defektet zgjedhore tek raporti i OSBE-ODHIR qëndrojnë, para pa fund të hedhura në fushatë”, tha Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko