Pas lodhjes nga puna si trajnere e “The Voice Kids”, Miriam Cani së bashku me familjen e saj, Albanin dhe Amelinë, kanë vendosur të nisen për pushime në destinacionin përrallor.
Në njërin prej postimeve në Instastory, Miriam ka pozuar e kapur për dore me të bijën teksa ecnin në rërën e bardhë të një plazhi plot gjelbërim.
“Më në fund arritëm.”- shkruante Miriam krahas fotos.
Më pas, këngëtarja ka zbuluar se destinacioni fantastik që çifti ka zgjedhur për të kaluar pushimet janë ishujt Maldive, ku do të kalojnë disa ditë familjarisht.
Topics
#Destinacion përrallor: Ja ku po i kalojnë pushimet Albani
#Miriami dhe Ameli
