Ekspertët shëndetësorë në të gjithë Evropën po paralajmërojnë se numrat e koronës po përkeqësohen në destinacione të shumta turistike, për këtë arsye ata propozojnë të vendoset sërish mbajtja e detyrueshme e maskave dhe të bëjnë thirrje për përgjegjësinë personale të turistëve, shkruan The Guardian.

Ato janë Greqia, Spanja, Franca dhe Gjermania, si dhe shumë destinacione të tjera si Karaibet, Maroku apo Tunizia, të cilat po regjistrojnë përkeqësimin e situatës.

Të gjithë ata që nuk e kanë kryer ende vaksinimin dhe duhet të udhëtojnë, ekspertët paralajmërojnë të mbrohen para udhëtimit, veçanërisht nëse do të shkojnë në Greqi, e cila aktualisht, shkruan Guardian, po shënon rritjen më të madhe të rasteve me infeksione.

Gjermania në frikë nga një valë e re e koronavirusit

Personat më vulnerabël atje janë aktualisht nga mosha 18 deri në 24 vjeç dhe numri më i madh i rasteve janë në rajonet turistike, tha ministri grek i Shëndetësisë.

Vetëm javën e kaluar në Greqi u raportuan 11,700 raste të reja në 24 orë, ndërsa shifrat po rriten edhe në ishujt e Korfuzit, Kefalonisë dhe Zakinthos.

Fajtori kryesor, party-t

Greqia hoqi shumicën e masave në maj, megjithëse maskat janë ende të detyrueshme në disa vende publike si objektet shëndetësore apo transporti publik.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se shifrat zyrtare me shumë gjasa nuk janë të sakta dhe se një numër i madh i rasteve nuk raportohen fare, që do të thotë se situata në realitet është shumë më e keqe.

Numri i rasteve në Spanjë po rritet me 60 për qind, veçanërisht në Mallorca, Ibiza dhe Menorca dhe fajtori kryesor konsiderohet të jenë “ahengjet’” e shumta me grumbullime masive turistësh.

Aktualisht, rreth 80 për qind e rasteve bien në variantin e virusit BA.5, tha shefi i virologjisë në Spitalin Son Espases, Antonio Oliver, por shtoi se rastet janë më pak të dukshme, kryesisht për shkak se një numër i madh njerëzish janë vaksinuar.

Rastet janë rritur me 80 për qind edhe në Francë në dy javët e fundit, por vendosja e masave nuk është shumë e popullarizuar, veçanërisht pasi vendosja e maskave u hoq vetëm së fundmi.

Në Gjermani një numër i madh i të vdekurve

Situata po përkeqësohet edhe në Portugali, një destinacion që ende kërkon që turistët të konfirmojnë vaksinat, një test negativ ose të shërohen nga sëmundja dhe maskat janë ende të detyrueshme.

Nga ana tjetër, Gjermania shënon një numër shumë të lartë vdekjesh, rreth 500 në javë dhe numri i rasteve në repartet e terapisë intensive po rritet me 12 për qind.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e rikthimit të disa varianteve më të rënda në vjeshtë dhe dimër, dhe njerëzit që udhëtojnë paralajmërohen të marrin sigurimin e udhëtimit që mbulon edhe infeksionin me koronavirus, e cila bëhet kryesisht nga gjermanët që udhëtojnë në Mesdhe. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re