Një oficer policie në Hong Kong u godit nga një shigjetë të fielën kur policia përdori gaz lotsjellës dhe uji me presion në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që pushtonin kampusin e universitetit.

Fotografitë, të postuara në faqen e policisë në Facebook, tregojnë shigjetën e ngulur në këmbën e një oficeri policie, i cili u transportua në spital.

“Ne nuk duam të sulmojmë policinë, ne thjesht duam të mbrojmë kampusin tonë … dhe ne duam të mbrojmë Hong Kongun”, tha Chan, një student 20-vjeçar i universitetit.

Kampusi është i fundit nga pesë universitetet që është i okupuar dhe është duke u përdorur nga aktivistët si një bazë për të vazhduar bllokimin e një tuneli rrugor qendror të qytetit që lidh ishullin Hong Kong dhe Koëloon

Qendra financiare aziatike është tronditur nga protestat me muaj të tërë, duke kërkuar ikjen nga diktati kinez.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re