ELBASAN- Detaje të reja mësohen për aksidentin në aksin Elbasan-Peqin dhe si pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth 8 vjeç.

Në njërën prej makinave po udhëtonte një familje nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar mbi barrierat mbrojtëse ndërsa në njërën anë është shtypur totalisht. Ende nuk dihen shkaqet, por aktualisht mendohet të ketë ndikuar lagështia në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re