Skip to content

Detaje/ Aksidentohet me motor, vdes në spital 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pas një aksidenti me motor. Policia njofton se shtetasi L.K., 35 vjeç, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda” dhe më pas u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ju njoftojmë se shtetasi L.K., pas dërgimit në spital ndërroi jetë”, njoftoi policia pak më parë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/shqip