Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Riviera Berica, në Itali.

Një shqiptar 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e një përplasje të fortë mes dy makinave.

Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në zonën e Riviera Berica të Italisë.

Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç. Makina e tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë.

Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.

Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re