RUBIK- Mëngjesin e sotëm Rruga e Kombit u përgjak si pasojë e një aksidenti pranë zonës së Rubikut. Një autobus me targa të Kosovës përplasi një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë brenda korsisë dhe jo në pjesën anësore të rrugës.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se referuar hetimeve, mësohet se autobusin është futur në parakalim të një automjeti tjetër dhe më pas ka përplasur për vdekje të moshuarin.

Autobusi po transportonte turistë nga Kosova dhe si destinacion kishte bregdetin e Shëngjinit.

“I moshuari po shkonte në shtëpi. Po sillte turistë në drejtim të Shëngjinit dhe është futur në një parakalim dhe përballë tij është ndeshur me drejtuesin e biçikletës, i cili ka qenë në vijën kufizuese të rrugës dhe e ka përplasur duke i shkaktuar edhe vdekjen.”, raportoi ai.

Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re