“Vrasësi i grave” Dan Hutra tentoi të arratisej këtë të enjte, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë në burgun e Fierit. Vrasësi i grave kishte thurur planin e arratisjes, duke prerë zgarën e dritares me mjete te improvizuara.

Arratisja e tij nuk ka mundur të realizohet, pasi kontrolli i sigurisë zbuloi planin. Gjatë kontrollit në dhomën e tij u gjetën një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara, të cilat do të përdoreshin për arratisjen e Dan Hutrës dhe tre bashkëpunëtorëve të tij.

Lexo edhe :Related Posts

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi janë tre bashkëpunëtorët e tij. Të tre janë të akuzuar për vjedhje të ndryshme.

Martin Kapllani

Geraldo Veizi

Feti Kovaçi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re