TIRANË- Detaje të reja zbardhen në lidhje me djegien e makinës në Allias. Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra raporton se pronari fillimisht ka pretenduar se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër.

Nga kontrollet e kryer duket se pista e xhelozisë është hedhur poshtë.

Makina rezulton se pronarit i është djegur nga burri i tezës së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re