Një ngjarje ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkodër, ku një 44-vjeçar u plagos me thikë nga daja i tij.

I plagosuri Bledar Trashani ndodhet në spitalin e Shkodrës ndërsa vazhdon të jetë në reanimacion.

Në një lidhje live, gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasoje e një konflikti të mëhershëm në lidhje me një pronë.

Në momentin që  i moshuari ka goditur nipin e tij ka qenë nën efektin e alkoolit.

Lexo edhe: EMRI/ Plagoset me thikë një person në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga i afërmi i tij

78-vjeçari, Zyhdi Shpejtimi dhe nipi i tij ka qenë duke pirë së bashku në një lokal para se të niste konflikti që do të  përfundonte me plagosjen e 44-vjeçarit.

Gazetari po ashtu raporton se gjatë marrjes në pyetjes, Zyhdi Shpejtimi ka dëshmuar se ai e ka qëlluar nipin e tij pasi i ka fyer bashkëshorten.

Prona që ka shkaktuar konfliktin është një dyqan në pronësi të Bledar Trashanit, por që daja i tij ka pretendimet e veta.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re