Problemet e shëndetit mendor si dhe zënkat e vazhdueshme brenda familjes dyshohet se kanë shtyrë 24-vjeçarin Albi Muhollari të vrasë nënën e tij mbremjën e së shtunës në qytetin e Përmetit.

 

Viktima Zeniat Muhollari sipas burimeve ka humbur jetën pasi është mbytur nga djali i saj me një plastmas.

 

Autori i krimit, besohet se prej kohësh vuante nga depresioni dhe sipas familjarëve kishte shfaqur sjellje agresive nga tyre. Nënë e bir prej kohësh jetonin në Amerikë dhe prej 4 ditësh ishin kthyer në Përmet për pushime.

 

Përpara hetuesve babai i autorit ka bërë me faj mjekët të cilit sipas tij nuk e kanë dërguar të birin në një institucion të përshtatshëm, pasi kohët e fundit ishte bërë i dhunshëm.

 

Familjarët ndër të tjera shprehen se ditët e fundit 24-vjeçari kishte sjellje tepër agresive dhe kishin frikë se mos lëndonte ndonjë të afërm.

 

Autori menjëherë pas krimit është arrestuar dhe është dërguar në Komisariat ku është marrë në pyetje në prani të hetuesve si dhe të psikologëve. 24 vjeçari, sipas burimeve pranë familjes ka patur edhe në adoleshencë sjellje agresive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re