Detaje të reja kanë dalë nga djegia e makinës së kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Lelit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pak momente para se makina të përfshihej nga flakët, janë parë dy persona me motorë shumë pranë saj, të cilët dyshohet se mund të jenë autorët e vënies së zjarrit në makinën e Lelit.

Dëshmitarët kanë deklaruar se njëri prej motorëve është larguar menjëherë, ndërsa personi që drejtonte motorin tjetër, ka pritur derisa makina “Range Rover” ka shpërthyer në flakë.

Ky i fundit dyshohet se i ka vënë flakës mjetit.

Grupi hetimor është duke vijuar hetimet, ku pritet të shihen edhe kamerat e bizneseve përreth në këtë zonë. Këto të fundit janë sekuestruar nga Policia.

Në këtë ngjarje, nga flakët u shkrumbua edhe një makinë tjetër, e cila ishte e parkuar pranë mjetit “Range Rover”. Makina që u shkrumbua nga flakët ishte në pronësi i Bashkisë Vlorë, po që përdorej si mjeti personal i Dritan Lelit.

Për këtë ngjarje kryetari i Bashkisë deklaroi një ditë më parë se nuk i interesonte, pasi kishte në gjendje të rëndë vëllain e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re