TIRANË- ABC News mëson detaje të reja për mënyrën se si funksiononin dy grupet e shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Referuar burimeve, gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy grupet kriminale të kapura kishin bazën njëri në Yzberisht e tjetri në lagjet e tjera të kryeqytetit.

Lënda narkotike, kokaina e heroina kryesisht shpërndahej nëpër lokale, ndërsa kanabisi në afërsi të shkollave. Nxënësit e gjimnazeve ishin  klientë kryesorë të kanabisit. Grupet nuk kishin një person kryesor, ndërsa vajzat e përfshira në këtë aktivitet janë në kërkim dhe rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit.

Më herët, Policia e Shtetit bëri me dije se 20 persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas saj, këta eksponentë janë mbajtur nën vëzhgim dhe veprimtaria e tyre kriminale është dokumentuar me prova ligjore./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re