Të tjera detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistruar mbrëmjen e djeshme (31 mars) në rrethrrotullimin e Shkozës , ku mbeti i vrarë 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.

Gazetari, Igli Çelmeta raporton se policia ka kapur katër autorët  e dyshuar më zonën e Farkës në Kryeqytet.

Tre prej personave të shoqëruar janë të mitur të moshës 16 vjeç dhe një prej tyre 15-vjeç, ndërsa i shoqëruari tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20-vjeç.

Me herët u bë me dije se shrri ka nisur për një vajzë, i cila mësohet se ka qenë në  makinë me viktimën.

Dyshohet se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve dhe kur këta të fundit kanë kuptuar që ajo ka qenë në automjetin tip “Audi”, i kanë bërë shenjë mjetit për ta ndaluar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.

Viktima mësohet se ka dalë nga automjeti, ndërsa agresorët në pamundësi për t’u përballur fizikisht,  ka qenë 15-vjeçar i cili ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re