VLORË- Policia e Vlorës ka prangosur autorin e dy grabitjeve të karburanteve ditën e sotme pak orë pas ngjarjes, i cila ndodhi  në mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Novoselës.

“BalkanWeb”  ka mësuar se personi i arrestuar Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, kishte pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut.

Sipas të dhënave të siguruara nga “BalkanWeb”, bëhet me dije se 27-vjeçari kishte 20 ditë, që kishte lënë ambientin e burgut.

Me çorape femrash në kokë për të fshehur fytyrën, autori grabiti në pak minuta dy karburantet, ndërsa mbante në dorë armën të tipit automatik. Ai u gjet mes kallamishteve dhe më pas u prangos nga Policia e qytetit bregdetar.

(n.m/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re