Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes dhe abuzimit seksual me një vajzë. Mësohet se i riu jetonte në një banesë të marrë më qira në kryeqytet dhe po në të njëjtën shtëpi, por në dhomën ngjitur, të premten një 49-vjeçar kishte shkuar të jetonte me qira me të dashurën e tij, rreth të 30-ave.

Kjo e fundit kishte pak kohë që ishte njohur me 49-vjeçarin, i cili po ditën e premte ishte kthyer nga Greqia në vendin tonë. I riu, mesditën e së shtunës, është futur në dhomën e tyre duke i marrë i vjedhur me dhunë 49-vjeçarit një sasi parash dhe aparatin celular.

Më pas ka marrë me forcë të dashurën e tij rreth 30 vjeçe, me të cilën ka kryer marrëdhënie sekusuale pa dëshirë me të. Rasti në Komisariatin nr. 3 është denoncuar nga 49-vjeçari, teksa kur policia mbërriti në banesë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit 25-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re