Konfliktet që pasuan divorcin i kushtuan jetën një 27 vjeçari në Lezhë.

Ai u vra në një aksident të qëllimshëm nga vëllai i ish-bashkëshortes.

Viktima është Ylli Mena, 27 vjeç, ndërsa autori i dyshuar një 32 vjeçar me iniciale A. K.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, dhe fillimisht u raportua si një aksident i thjeshtë rrugor.

Por nga hetimet, policia zbuloi 27 vjeçari u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij, teksa udhëtonte me biçikletë në Ishull-Lezhë.

Ai gjeti vdekjen disa orë pas aksidentit në spitalin e traumës në Tiranë, pasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa personi që përplasi të riun është larguar nga vendi i ngjarjes por që u identifikua nga policia.

Autori ndërkohë mbetet në kërkim policor.

Sipas të dhënave viktima dhe autori i aksidentit ishin në konflikt me njëri-tjetrin dhe shkak ishte bërë prishja e krushqisë mes tyre.

Viktima ishte martuar me motrën e autorit me të cilën kishin tre fëmijë, por prej disa muajsh ishin ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet dhe materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(Në foto viktima)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re