Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e një përplasje mes tyre, mbetën të vrarë shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj, bën me dije se shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike.

Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Policia e Kavajës pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka marrë fillimisht dy shtetasit që ishin me shenja jete dhe njërin prej e tyre e ka transportuar drejt spitalit të Kavajës dhe tjetrin në atë të Durrësit, por asnjë prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re