Hollësi të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së premtes mbarë opinionin public shqiptar, ku 4 vizitorë rusë, të cilët kishin ardhur në vendin tonë për të pushuar u gjetën të pajetë në një hotel në Qerret.

Sipas burimeve të Fax News, grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.

Për më tepër, viktimat ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit më të madh me të cilin ndodheshin.

Ndëkohë, shtetasit rusë, qe tashmë kanë ndërruar jetë dhe janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.

Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se dyshohet që shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç janë asfiksuar në ambientet e saunës së hotelit ku ata po qëndronin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re