PËRMET- Mbrëmjen e sotme Përmeti u trondit nga një ngjarje e rëndë ku djali ka mbytur nënën e tij. Gazetari i ABC News Elidon Berberi, referuar burimeve, raporton se autori i dyshuar i krimit vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë pas krimit 24-vjeçari është shoqëruar në Polici, dhe po pyetet për motivet, të cilat e kanë shtyrë të kryejë aktin e rëndë duke i marrë jetën nënës së tij.

“Më është bërë me dije se 24-vjeçari ka pak që është kthyer nga SHBA dhe në moment depresioni ai ka kryer këtë akt makabër kundër nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë.  Autori është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Përmetit dhe po jep deponimet e tij në prani të mjekut neurolog, nëse kemi të bëjmë me gjendje depresive ose jo”, raportoi gazetari.

Jashtë kamerave fqinjët shprehen se familja në fjalë nuk ishte probklematike dhe nuk kishin dëgjuar asnjëherë zënka mes tyre, por gjithsesi do jenë hetimet ato që do përcaktojnë shkaqet e krimit të rëndë.  Policia dyshon se i riu vuan nga depresioni, por do jenë aktet e ekspertimit, ato që do t’i japin përgjigje përfundimtare këtij dyshimi paraprak./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re