Skip to content

Detaje/ Kush është Prek Tonaj që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodër, emër i njohur për policinë, 10 vite më parë ai… (Zbulohet FOTO)

Prek Tonaj i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër është person me precendent të mëparshëm penal.

10 vite më parë ai është arrestuar nga policia e Shkodrës për tentativë vrasje. Së bashku me dy persona të tjerë ai është ndaluar në atë kohë nga policia pasi do vriste një person. “Fax News” mëson se viktimës para disa vitesh i kanë vrarë edhe vëllain.

Ndërkohë burime bëjnë me dije, se mbrëmjen e kësaj të diele ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi, pranë një lokali. Policia dhe ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe për të zbardhur krimin.

Viktima, Prek Tonaj
Viktima, Prek Tonaj

Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

“Fax News” sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb