Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që ka ndodhur në Vlorë, ku 46-vjeçari Altin Alikaj dyshohet se është vrarë me sëpatë. Ai u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë nga familjarët e tij, të cilët ishin kthyer nga shteti grek, pasi djali nuk iu hapte telefonin.

Burime bëjnë me dije për Fax News se policia dyshon për një ngjarje kriminale, të planifikuar, pasi janë helmuar më herët qentë e komshinjve, që të mos shkaktonin zhurma.

Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Ka qenë babai i Altin Alikajt, ai i cili ka konstatuar sëpatën dhe gjurmët e gjakut, menjëherë pas hyrjes në banesë.

46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

Trupi i Alikajt është dërguar në morg, ku pritet që të bëhet edhe ekspertiza, për të gjetur shkaqet që kanë çuar në vdekje, si edhe kohën kur mund të jetë vrarë viktima.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re