Operacion i madh gjatë natës në disa qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan e Berat, me dhjetëra persona të shoqëruar në polici, mes të cilëve edhe disa biznesmenë.

‘News 24’ raporton se ka qenë një aksion i befasishëm i policisë, ndërkohë që deri në mëngjes raportohet se janë shoqëruar mbi 100 persona.

Të shoqëruarit janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur pika ku luheshin lloto gjatë viteve të fundit.

Mësohet se operacioni është shoqëruar me sekuestrim të pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, në të cilat ka pasur dyshime se zhvilloheshin në mënyrë të fshehtë lojëra të ndryshme të fatit.

Nuk ka ende detaje dhe të dhëna zyrtare lidhur me bilancin e këtij aksioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re