Paraditen e sotme një 23-vjeçar ka tentuar të vjedhë në një filial banke në Unazën e Re në Tiranë, por pa rezultat, pasi është arrestuar nga policia në momentin që ka tentuar të thyej xhamin.

Mësohet se i riu i identifikuar si Enrik Ismalaj, ka qenë i vetëm në ngjarje, ndërsa kanë qenë banorët e zonës dhe alarmi i bankës që i kanë prishur mësë shumti planet.

LEXO EDHE: EMRI/ Tentoi të vidhte në një filial banke në Unazën e Re, arrestohet 23-vjeçari

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Islamaj është arrestuar edhe 3 herë të  tjera më parë për vjedhje.

Ai ka mundur të hapë derën e parë të bankës me mjete rrethanore dhe më pas ka tentuar të thyej xhamin me gurë dhe tulla, por nuk ia ka arritur dot.

I riu herën e parë që është marrë në pyetje ka pretenduar se nuk kanë qenë ai, edhe pse policia i ka identifikuar lehtësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë, pasi  autori nuk ka qenë i maskuar.

Pasi është marrë sërish ne pyetje ai ka dëshmuar se ka qenë kushte depresive dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet që po kryente.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasin në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re