BERAT-Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Poshnje  dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar. Nga të dhënat e para mësohet se i moshuari, Thimi Ndrio, është përplasur nga një motor, të cilin po e drejtonte shtetasi 25 vjeç,  Armando Muçolli.

Sipas policisë, drejtuesi i motorit dhe i moshuari janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në datën 17.09.2018, rreth orës 09:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj shtetasi A.M, 25 vjeç, banues në Otllak duke drejtuar motorin tip Yamaha ka aksidentuar shtetasin këmbësor Th.D rreth 70 vjeç, banues në Berat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re