Detaje t reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka lindur dhe ka hedhur në lumë foshnjën e saj.

Vizion Plus mëson se Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Lexo edhe :Related Posts

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë.

Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë foshnja pavarësisht kërkimeve nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re