Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme pranë fshatit Shtepëz të Gjirokastrës.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se shoferi i një kamioni që transportontye lëndë drusore ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një hendek të pyllëzuar. Pas 30 minuta tentativash, zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrin trupin e shoferit i cili ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pritet që nga momenti në moment i plagosuri me iniciale F.H, të niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

(Momentet kur i plagosuri transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re