Një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Goraj në Kuçovë pasditen e kësaj të enjte.

 

Një motor në të cilin udhëtonin një djal 20 vjeçar, Leonard Pasho së bashku me nënën e tij është përplasur me një bordurë betoni në anë të rrugës dhe si pasojë ka mbetur e vdekur nëna, Miranda Pasho.

 

Burime bëjnë me dije se motomjeti është përplasur me bordurën pas manovrës së shoferit për të shmangur përplasjen e një fëmijë.

 

Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa u prekur por ka ndërruar jetë 46-vjeçarja që ishte pasagjere në motor.

 

Përveç manovrës, shkak dyshohet të jetë bërë edhe shpejtësia tej normave të lejuara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re