Aksidenti i tmerrshëm ditën e djeshme te Rruga e Kavajas mori të gjithë vëmendjen mediatike pasi Ajas Sulejmani me makinën e tij luksoze “G Class” kaloi kryqëzimin me semafor të kuq dhe për pasojë përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre 3-muajshe.

Çifti i cili u aksidentua ditën e djeshme nga Ajas Sulejmani, ishin bërë prindër pas 20 vitesh. Arjan Konomi është me profesion, drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat. Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar në spital. Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rrurgën e Kavajës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re