Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Berat ku humbën jetën nënë e bir.

Mësohet se 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën. Ndërkohë bëhet me dije se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar ka bërë që ajo të përfundojë në lumin Osum.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e nënë e bir, është shkaktuar nga mbytja, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re