Detaje të reja bëhen me dije lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Mediat helenase raportojnë se Laert Haxhiu në momentin që ka pikasur policinë ka tentuar të largohet. Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit ai është përplasur me tre automjete të tjera dhe ka mbetur i bllokuar.

 

Laert Haxhiu përshkruhet edhe nga mediat greke si person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e bandave kriminale.

 

Ai u arrestua një ditë më parë në shtetin grek, ndërsa kishte kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Laert Haxhiu është dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 vite burg, për shkak të asaj që konsiderohet si masakra e Lushnjës në vitin 2017.

 

Haxhiu akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim dy persona e plagosur dy të tjerë gjatë kësaj masakre duke derdhur një breshëri plumbash.

 

Megjithatë objektivi i tij kryesor ishte nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi këtij atentati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re