Skip to content

Detaje nga átentáti në Astir/ E zuri në pritë në pallatin ku banonte, çfarë bëri 45-vjeçari pasi u plágòs

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 45-vjeçari Spartak Beqaraj u përball me personin që e plágòsi sapo doli nga pallati ku banonte. Pas të shtènave, ai është parë që është ulur në një trotuar për t’u kujdesur për këmbën.

Atèntáti ndodhi pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Aktualisht, 45-vjecari ndodhet në spítal pasi ka marrë dèmtime në gishtat e këmbës, ndërsa gjendja e tij shèndetësore është jashtë rrèzikut për jetën.

Pòlicia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke thënë se autori është larguar ndërsa po punojnë për të siguruar çdo provë që çon në kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se forcat blu kanë arritur të identifikojnë autorin e ngjarjes, i cili dyshohet të jetë fqinji i tij dhe janë në kërkim, ndërsa janë shpërndarë patrulla në një rreze shumë të gjerë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb