Subscribe

Detaje të reja mbi vrasjen në Vlorë kanë dalë në pah. Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje, në vendin ku ndodhi krimi. Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat janë familjarë, shokë të viktimës, të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar se në djeninë e tyre vec ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë patur lidhje. Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qënë kryesisht dëshmimtarë okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë ku ka nxjerrë armën dhe është kundërpërgjigjur. Nga makina ai është goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.

 

 

Mbi 30 gëzhoja në vendin e ngjarjes të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit Kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41 vjecarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit, dyshohet në kokë. Ndër gëzhojat edhe ato të pistoletës cka tregojnë se ka patur shkëmbim zjarri. Ngjarja në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie ku e gjithë ngjarja është filmuar nga këto të fundit.

 

 

Audi më pas është larguar me shpejtësi duke dalë nëpër lagje, në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit te Vlores. Autorët kanë djegur në aksin Kotë -Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira. 15 minuta maksimumi, ka zgjatur e gjithë ngjarja në fjalë. Policia ka ngritur postblloqe policore por s’ka ende autor të dyshuar. Ngjarja dyshohet për larje hesapesh, pazare droge si dhe borxhe kumari në shifra të konsiderueshme.

 

 

Viktima rezulton i dënuar më parë. Rreth viteve 2000 ka marrë peng një kambist teksa për t’i marrë shumën e lekëve në bashkëpunim me një tjetër shtetas e ka vrarë. Disa vite ka qëndruar i identifikuar si autor i krimit në arrati dhe më pas në 2005 për të është dhënë vendimi i formës së prerë për ta dënuar, ku ka bërë edhe shumë vite burg pas kësaj ngjarje. Pas daljes nga burgu rezulton i përfshirë në botën e errët të qytetit, pazaret e drogës, botën e kumarit dhe aktivitetin e grupeve kriminale në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re