Autori Habib Rexha e kishte organizuar më së miri vrasjen e 48 vjeçarit Arjan Gosa. Këtë dyshim policia e Kavajës e ka faktuar nga automjeti që 31 vjeçari ende në arrati ka përdorur ditën e ngjarjes. Makina tip Volkswagen rezultoi të ishte në pronësi të një qytetari dhe jo të Habib Rexhës.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se pronari i ligjshëm i mjetit u shoqërua në komisariat ku ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Rexhës, por që ende nuk kishin bërë kontratë noteriale. Edhe sipas vëllezërve të 31 vjeçarit, makina ishte blerë nga Habib Rexha pasi ai kishte ardhur nga Italia.

Autori, i cili është ende në kërkim, mësohet se ka hipur nga dera e pasagjerit. Nuk dihet nëse Rexha ka pasur ndonjë bashkëpunëtor apo makina ishte me timon anglez. Gazetarja tha se ka dyshime se këtë gjë 32 vjeçari mund ta ketë bërë për të ngatërruar veprimet hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re