Vrasja e të shtunën e Arjan Ferracaku 30-vjeç në Shkodër dyshohet se mund të jetë bërë gabimisht.

 

Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se shënjestër e vrasësve mund të ketë qenë një tjetër person dhe jo 30 vjeçari Ferracaku.

 

Mësohet se autori ka qenë i fshehur në një shkurre dhe ka qëlluar me breshëri nga një largësi mbi 50 metra.

 

Ndërkaq në dëshmitë e tyre, familjarët e të ndjerit kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe nuk e dinë arsyen e vrasjes.

 

Ndërkohë ende nuk dihet autorët, rreth 20 persona janë marre ne pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjes e vrasjes.

 

Në momentin e vrasjes i riu ka qënë duke shëtitur me kalë, në kohën kur persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan.

 

Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30 vjeçarit Arjan Ferracaku, duke e kthyer vrasjen në një ekzekutim të mirëfilltë.

 

Ai ka marrë dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re