Detaje të reja dalin lidhur me atentatin ndaj katër të rinjve shqiptarë mbrëmjen e sotme në Itali. Nga atentati mbeti i vrarë një shqiptar dhe të plagosur tre bashkatdhetarët e tij.

Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se para se të kriste arma grupi i shqiptarëve ishte konfliktuar në një lokal në zonën e Frosinones me një grup të rinjsh me origjinë nga Maroku.

Lexo edhe :Related Posts

La Republica raporton se dy grupet e të rinjve ishin pjesëtarë të bandave kriminale që operojnë në Itali. Pasi dy bandat u konfliktuan ashpër brenda lokalit, të rinjtë dolën që të sqaroheshin  jashtë ambienteve të lokalit. Me të dalë nga lokali, anëtarët e bandës marokene nxorrën armën dhe qëlluan me breshëri kundrejt shqiptarëve.

Pasi zbrazën armën ata hipën në makinën e tyre dhe u arratisën nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lidhur me ngjarjen reagoi më herët kryebashkiaku i Frosinone, i cili u shpreh “i shokuar”.

Mediat në Itali bëjnë me dije se viktima humbi jetën në spital. Gjendja shendetësore e tre të tjerëve është kritike. Nuk ka ende asnjë informacion mbi identititetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në mes të turmës së njerëzve ku përfshirë dhe fëmijë kishin dalë për të shijuar mbrëmjen, por mbetën të terrorizuar nga sherri mes dy bandave që përfundoi me 1 ë vrarë dhe 3 të plagosur.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone Riçardo Mastrangeli.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re