Janë publikuar detaje në lidhje me 21 të infektuarit me Covid-19 që janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Durrësit.

Mësohet se 14 prej tyre, janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik dhe janë kontakte të rasteve të mëparshëm, që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Shtatë personat e tjerë, nuk dihet ende se ku mund ta kenë marrë, pasi në rreth e tyre nuk është gjetur asnjë i konfirmuar pozitiv me koronavirus, gjithsesi vijon hetimi epidemiologjik për këto raste.

Sakaq, numri i víktímave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 250.

Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 152 raste të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re