Autoritetet policore kanë zbardhur vrasjen masive që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Kanada, ku 6 pjesëtarë të një familje u vranë brenda banesës së tyre, mes viktimave janë katër fëmijë.

Viktimat janë nëna 35-vjeçare me katër fëmijët e saj të moshave nga 2 muajsh der në 7 vjeç (një djalë shtatë vjeç , dy vajza katër dhe dy vjeç, si dhe një foshnjë dy muajshe).

Lexo edhe :Related Posts

Viktima e gjashtë është një i afërm i familjes, 40 vjeç. Ndërkohë babai i fëmijëve shpëtoi nga sulmi. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia thotë se viktimat kanë marrë plagë nga një thikë dhe sende të tjera të mprehta.

Fillimisht u raportua se autori vrau viktimat me armë zjarri. Por në përditësimin e fundit policia rrëzoi skemën që autori të ketë përdorur armë zjarri.

Sipas policisë, pesë nga gjashtë viktimat (nëna dhe 4  fëmijët) sapo kishin ardhur nga Sri Lanka në Kanada.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, pasidyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur Kanadanë. Sakaq hetuesit kanë përjashtuar pistën për dhunë dhe krim brenda familjes./Vizionplus.tv./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re