Një nënë me të meta mendore vret fëmijën e saj një muajsh dhe më pas e fut në dollapin e rrobave brenda një valixheje.

 

Atje ku fëmija ka qëndruar për shumë ditë. Ka qënë bashkëshorti i saj, i cili punonte si emigrant në Greqi, që ka ndjerë erën e keqe brenda shtëpisë. Në pamundësi për të marrë një përgjigje nga bashkëshortja ka kontrollar dollapin ku ka gjetur pa jetë foshnjën një muajshe. Në kushte të tilla ka njoftuar menjëherë policinë e cila po merret me hetimet e mëtejshme.

 

Fqinjët tregojnë se nëna e fëmijës kishte probleme të shëndetit mendor, por për ta nuk është se paraqiste probleme. Ata gjithashtu kanë bërë me dije se kishte edhe një fëmijë tjetër në moshën 15 vjeç me probleme autizmi.

 

Nikolina Bode, drejtore e qendrës së shëndetit mendor në Korçë ka bërë me dije se nëna e fëmijës kurohej nga njëri prej mjekëve të kësaj qendre por nuk tha nëse ajo merrte regullisht ilacet apo në ishte e kartelizuar apo jo.