Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja tragjike në Shkodër, ku pas tre ditësh kërkime në lumin Bunë, është gjetur turpi i pajetë i Alma Arrzit, e cila i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj.

Gazetari Igli Çelmeta, bën me dije se trupi i Almës është gjetur nga palombarët e Malit të zi, në kufirin ndarës me Shqipërinë.

Mësohet se pala malazeze ka qene duke patrulluar, dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh dhe atyre trupin e një personi të mbytur.

Të vënë në dijeni dhe më para nga pala shqiptare për kërkimet që po kryhen për gjetjen e trupave, ata kanë njoftuar pikën e kontaktit të Drejtorisë së Kufirit Shqiptar, i cili më pas ka përcjellë njoftimin në DVP Shkodër.

Me marrjen e informacionit, grupi i kërkim shpëtimit dhe grupi hetimor janë nisur në drejtim të vendit ku është konstatuar trupi i mbytur. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se trupi i përkiste shtetases Alma Arrazi.

Trupi i nënës që është viktima e katër, u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Me gjetjen e nënës, përfundoi dhe operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve.

Të shtunën e 4 majit në mënyrë rastësore nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës 9 vjeçare. Ndërkohë pas kërkimeve të panderprera u gjet edhe trupi i dy fëmijëve të tjerë, 8 dhe 3 vjeç më pas edhe nënës së tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Erdgys Arrazin, babain 31 vjecar, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij dhe fëmijët drejt vetëvrasjes.

NGJARJA

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar që ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Almën.

Ai i ka thënë policisë se gruaja ka marrë tre fëmijët e tyre dhe është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion për ta se nga mund të kenë shkuar.

Policia nuk dihet ende se çfarë veprimi ka ndërmarrë, por ka qenë një informacion i shkuar te motra e gruas së zhdukur, e cila ka mbërritur në komisariatin e Shkodrës duke fajësuar për zhdukjen pa gjurmë të motrës dhe të fëmijëve të saj pikërisht Ergys Arrazin.

ARRESTIMI

Policia ka shkuar menjëherë në banesën e Ergys Arrazit, një emri jo të panjohur për ta dhe krejt strukturat e hetimit dhe të gjurmimit të krimit, në Shkodër e përtej, dhe i kanë komunikuar faktin se është gjendur trupi i pajetë i së bijës në brigjet e Bunës. Ergysi ka reaguar ftohtë në momentin që i është treguar për të bijën, ndërkohë që policia i ka vënë prangat duke e akuzuar për dhunë në familje dhe shtyrje në vetëflijim. Ai ka mohuar edhe në momentin e prangosjes, por edhe në polici të ketë ushtruar dhunë.

Ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, por ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Mirëpo në polici ishte lënë më herët dëshmia e kunatës së tij, motrës së Almës, e cila sapo është njoftuar për zhdukjen e të motrës me tre fëmijët, ajo ka fajësuar kunatin e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re