Skip to content

Detaje nga operacioni në Tiranë/ Armë për grupe kriminale nga Kosova në Shqipëri, shiteshin nga 2 mijë deri në 3 mijë euro

900 0 1706044508x640 0 1694523269xpolicia tirane 1 436 578

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar në Tiranë kundër shitjes së armëve.

Mësohet se Bledar Jella dhe Xhemal Shehi të arrestuar nga Komisariati nr 5 prej disa kohësh ishin të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit. Ata kryesisht shisnin armët në Kamëz por edhe në grupe të tjera kriminale në Tiranë.

Policia gjithashtu ka arritur që të dokumentojë dy episode të shitjes të pistoletave. Armët shiteshin nga 2000 euro deri në 3000 euro. Pistoletat ishin modele të reja, të futura ilegalisht në vendin tonë përmes Kosovës. Të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.