Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla merret i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6- marsit. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ku mësohet se Memolla, është përgjuar ndërsa kërkonte favore për banorët që pritej të drejtonte. Tabulatet telefonike kanë zbardhur se kryebashkiaku i Rrogozhinës kërkonte të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, derisa ai të merrte drejtimin e kësaj bashkie.

 

Mes të tjerash, Memolla dëgjohet të komunikojë me elektricistin, të cilit i kërkon të mos ia presë energjinë elektrike një banoreje, deri në marrjen e mandatit të kryebashkiakut.

 

Memolla u paraqit këtë të enjte në SPAK, ku prokurori Edvin Kondili i komunikoi atij akuzën “Korrupsion në Zgjedhje”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re