Detaje të reja dalin nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, i cili u plagos pasditen e sotme me armë zjarri në ambientet e një picerie te zona e “Ali Demit”, në kryeqytet.
Gazetari Igli Celmeta raporton se ngjarja ka ndodhur te “Pizzeria F….”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier.

Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit.

Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.

LEXO EDHE: Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua në ambientet e një picerie! Detajet e para

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko