Vizion Plus ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u plagos mëngjesin e kësaj të premte 36-vjeçari, Enidor Dedja, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.

Enidor Dedja u plagos në këmbë me armë  nga 30-vjeçari Arbër Hoxha, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në një biznes pjesësh këmbimi në Shijak.

Lexo edhe :Related Posts

Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se 38-vjeçari Enidor Dedja nuk ka qenë objekt i sulmit, dhe se plumbi e ka kapur atë aksidentalisht për shkak se ndodhej afër biznesit në momentin që autori Arbër Hoxha po debatonte me pronarët e biznesit.

Mësohet se  një natë më parë Arbër Hoxha ka  debatuar me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të biznesit dhe sot kishte shkuar  për t’u sqaruar me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Ende nuk dihet motivi i konfliktit, por paraprakisht dyshohet se ai lidhet me një grindje e ndodhur për shkak të aktivitetit që zhillonin vëllezërit Domi.

Ndërkohë siç duket nga pamjet plumbat kanë bërë shoshë xhamin e biznesit. Gjithashtu plumbat kanë kapur edhe xhamin e një urbani që ndodhej i ndaluar aty afër, për fat të mirë plumbat nuk kanë kapur asnjë person tjetër, pasi autobusi ka qenë i parkuar./vizionp;us,tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re